Kuqi për fjalimin e Macron: Synim është stabiliokracia – çmimin më shumë e paguan Kosova

Aktuale

Kuqi për fjalimin e Macron: Synim është stabiliokracia – çmimin më shumë e paguan Kosova

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 18:37
Politikologu Gurakuq Kuqi

Politikologu Gurakuq Kuqi vlerëson se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë si në gjendje lufte.

Ai këtë e arsyeton me mungesën e një traktati paqeje në mes të dyja vendeve.

Kuqi në këtë linjë ka folur edhe për fjalimin e Presidentit të Francës Emmauel Macron që foli edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Nga ky fjalim kuptojmë se çështja në mes të Kosovës dhe Serbisë është gjeostrategjike. Ata po mundohen ta kthejnë stabiliokracinë, apo sundimin e stabilitetit, pa marrë parasysh çmimin që më shumë po synohet ta paguajë Kosova”, ka vijuar Kuqi.

“Ata nuk duan të dështojnë në Ballkanin Perëndimor. Të paktën duan që ta kenë një siguri që nuk do të ketë luftë”.

Sa i përket kërcënimit për heqje të liberalizimit të vizave, ai ka thënë se sa është serioz është edhe fiktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat