Halimi: Partia në pushtet ka krijuar një version të tipit tik tokian të qeverisjes

Aktuale

Halimi: Partia në pushtet ka krijuar një version të tipit tik tokian të qeverisjes

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 19:54
Sibel Halimi

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi përmes një statusi në Facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Ajo e ka akuzuar Qeverinë si arrogante të cilën nuk e trembin “skandalet e njëpasnjëshme” përderisa ka shtuar se kjo Qeveri i ka sjellë vendit “izolim e ndëshkim”.

Halimi tutje ka shkruar se partia në pushtet “në dëlir të propagandës për të shtrembëruar realitetin, ka krijuar një version të tipit tik tokian të qeverisjes”.

“Guy Debord shkruante se spektakli është ëndrra e keqe e shoqërisë së prangosur, që nuk shpreh tekembramja gjë pos dëshirës së saj për të fjetur, e spektakli është roja e këtij gjumi. Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet spektaklit mund të tentojë t`i vë qytetarët në gjumë, por ata në një mëngjes të zymtë mund të zgjohen dhe të kërkojë të vërtetën”, ka shkruar Halimi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat