Konjufca pritet të takojë ambasadorin e ri të Kuvajtit

Aktuale

Konjufca pritet të takojë ambasadorin e ri të Kuvajtit

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 08:13
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të mërkurën e 30 gushtit do të takohet me ambasadorin e Kuvajtit, Faisal Al Musaileem.

Takimi pritet të nisë nga ora 11:00 dhe do të mbahet në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Kuvajtit në Kosovë, Faisal Musaileem.

Në këtë takim, presidentja shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes edhe në të ardhmen nga ky shtet.

“Ndërkaq ambasadori Musaileem, shprehu interesimin për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në fusha të ndryshme dhe u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Osmani e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat