Grubi: Projekti i rrugës Prizren-Tetovë është iniciativë e Qeverisë maqedonase, Kurti e përdori për fushatë

Aktuale

Grubi: Projekti i rrugës Prizren-Tetovë është iniciativë e Qeverisë maqedonase, Kurti e përdori për fushatë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 10:33
Albin Kurti

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi foli për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë Veriore.

Ai në emisionin 21 Gradë tha se për këtë vizitë nuk ishte njoftuar zyrtarisht qeveria maqedonase.

“Nga mediat kemi qenë të informuara, formalisht jo”

Përmendi edhe koncerti e “Elita 5 “në Tetovë ku mori pjesë Kurti. Ai shtoi se projekti për rrugën Prizren- Tetovë  për të cilin kryeministri i Kosovës foli në at tubim, ishte realizuar nga Maqedonia e Veriut.

“Për të marrë pjesë kryeministri në një koncert dhe për të promovuar ose për të diskutuar më mirë të them për rrugën Prizren- Tetovë, e cila është iniciativë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Do të thotë Qeveria e Kosovës, dhe këtë e diskutuam edhe me ministrin Liburn Aliu kur ishte pas dy tre ditësh pas vizitës së kryeministrit nuk kishte as idenë as projektin as fizibilitetin dhe ne ua dhamë aso kohe dhe Qeveria tashmë e Kosovës ose Vetëvendosje atëherë e përdori studimin e fizibilitetit që ne e kishim bërë për fushatën zgjedhore në Prizren, do të thotë  me projektin e paguar me taksapaguesit e Maqedonisë së Veriut dhe është kryekëput zanafillë, pikënisje nga ana e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.”, tha Grubi.

Ai po  ashtu tha se Kurti shkoi në fshatin Vicë që sipas Grubit nuk ka lidhje me rrugën Prizren- Tetovë, pasi që siç shtoi ai rruga  ndërtohet në një anë krejt tjetër.

“Dhe aty doli baneri “Autochthonous” dhe tash nga elita politike maqedonase veçanërisht nga opozita u keqpërdor për arsye se thonë që ja po shfaqen ide për Shqipëri të Madhe në një vend i cili e ka njohur Kosovën, i cili e ka përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën, e ka përkrahur anëtarësimin e Kosovës në të gjitha mekanizmat edhe rajonal edhe kontinental edhe ndërkombëtar dhe tashmë po i rikthehet Maedonisë së Veriut në këtë formë duke mos respektuar fare as hymnin e shtetit as flamurit të shtetit, nga oponionbërësit kryesisht shqiptar u cilësua si një  tentativë për të shmangur gjithë foksuin politik që ne e kemi për ta ndryshuar Kushtetutën”, tha Grubi.

Sipas tij të gjitha kjo u cilësua si tentativë që të hiqet fokusi nga çështja e Bullgarisë dhe të rikthehet nacionalizmi apo kontesti mes maqedonasëve dhe shqiptarëve që siç vlerësoi Grubi tashmë është i kaluar. Ai vlerësoi se nuk është e nevojshme që të rikthehet një narrativë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat