Haradinaj: Të pagjeturit mbesin plagë e hapur, jemi bashkë me familjarët

Aktuale

Haradinaj: Të pagjeturit mbesin plagë e hapur, jemi bashkë me familjarët

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 10:51
Ramush Haradinaj

Haradinaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ka thënë se zemra jonë rrah me familjarët që ende janë në pritje të mësojnë për fatin e më të dashurve.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në facebook ka shkruar se personat e pagjetur mbesin plagë e hapur e dhembje që vazhdon.

“Sot kur e gjithë bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që ende presin me ankth për fatin e të dashurve të tyre. Motrat, vëllezërit e fëmijët tanë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhembje që vazhdon”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se qëndrojmë të palëkundur në kërkesën tonë për të vërtetën dhe për drejtësi.

“Qëndrojmë të palëkundur, për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë e munguar!

Jemi gjithmonë bashkë!”, është shprehur Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat