Përçahen veteranët, një degë e OVL-UÇK’së distancohet nga deklarata e Klinakut për Kurtin

Aktuale

Përçahen veteranët, një degë e OVL-UÇK’së distancohet nga deklarata e Klinakut për Kurtin

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:06
Faton Klinaku

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has është distancuar nga deklarata e udhëheqësit të saj, Faton Klinakut, kundër kryeministrit Albin Kurti.

Kjo pasi, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së ka deklaruar të martën në mbrëmje se “më parë e vras Albin Kurti sesa iku nga Kosova”.

“OVL UÇK në Has do të respektoj Qendrën OVL-Prishtinë për të Gjitha Vendimet. Por Dega_ OVL UÇK HAS distancohet nga Një deklaratë e Ushtruesit të Detyrës Z. Faton Klinaku ku përmendet vrasja e kryeministrit të Kosovës”, thuhet në reagim.

“OVL UÇK HAS është në Mbështetje të të gjithave instutucioneve të Republikes së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Klinaku tha mbrëmë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat