Konjufca: Vuçiq t’i hap arkivat që të zbardhet e vërteta për të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë

Aktuale

Konjufca: Vuçiq t’i hap arkivat që të zbardhet e vërteta për të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:15
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë është “dhimbje që s’përfundon kurrë”.

Edhe ai ka përsëritur kërkesën që ndërkombëtarët t’i bëjnë trysni Serbisë për t’i hapur arkivat.

“Është mungesë e drejtësisë për familjarët e gjithë popullin tonë, të cilëve Serbia ua ka zhdukur me dhunë të dashurit e tyre.

Me vetë faktin që viteve të fundit në shumë lokacione në Serbi janë gjetur trupat e të dashurve tanë, tregon që harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit me dhunë është Serbia dhe Serbia është shteti ku ndodhen kriminelët që i kanë kryer këto krime”, ka thënë Konjufca, që ka shtuar se Kosova duhet ta kryejë punën e vet që ndërkombëtarët të vetëdijesohen se Serbia duhet t’i hapë arkivat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat