Deklarata e Klinakut për vrasjen e Kurtit, Feraj: Qeverisja ndryshohet me votë, jo me metodat e Vuçiqit dhe Putinit

Aktuale

Deklarata e Klinakut për vrasjen e Kurtit, Feraj: Qeverisja ndryshohet me votë, jo me metodat e Vuçiqit dhe Putinit

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:16
Hysamedin Feraj

Zyrtari i VV’së, Hysamedin Feraj, ka reaguar pas deklaratave të U.D. së kryetarit të OVL’së së UÇK’së, Faton Klinaku, i cili tha se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Feraj ka shkruar se Klinaku e njollos emrin e OVL të UÇK’së, duke shtuar se Qeveria dhe qeverisja për popullin e nga populli ndryshohet me votë e jo me metoda të Vuçiqit e Putinit.

“Klinaku njollos emrin e OVL-UÇK-së: OVL duhet të ruaj nderin dhe lavdinë që ia këshillon emri i vet, duke mos u përfaqësuar me emrin Faton Klinaku. Përndryshe, e mbajnë në krye, shef të tyre, dhe pastaj do të ankohen: – Po gjykohet OVL-UÇK-ja për nxitje të terrorizmit politik, nëse motivi është “politik-patriotik”! –

Ose më keq: për “elementë të organizatës mafioze”, nëse motivi është fitimi i parave, me vrasje! Qeveria dhe qeverisja për popullin e nga populli ndryshohet me votim nga populli, jo me metodat e Vuçiqit e të Putinit”, ka shkruar Feraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat