Konjufca: Kur bllokohet Parlamenti, nuk bllokohet VV-ja e as Kurti por Republika

Aktuale

Konjufca: Kur bllokohet Parlamenti, nuk bllokohet VV-ja e as Kurti por Republika

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:41
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se bllokimi i seancave nga opozita do të jetë në dëm të Republikës. Për këtë, kryeparlamentari ka kërkuar që mos të ketë bllokada.

Kreu i Kuvendit, ka thënë se në sesionin vjeshtor pret që seancat të mbahen siç ka thënë në formën normale.

Ai ka thënë se bllokimi i seanca në sesionin vjeshtor nuk do ta dëmtojnë mazhorancën e as kryeministrin Albin Kurti por vetë Republikën e Kosovës.

“Shpresoj që nuk do të ketë bllokim të seancave, unë jam optimist që Kuvendi do të mund të punojë në formën e vetë normale, që do të krijohen kushtet për punë sepse kjo është le të themi parakusht demokratik i shtetit tonë. Nëse parlamenti bllokohet atëherë bllokohet vetë shteti, me bllokimin e parlamentit nuk e keni bllokuar mazhorancën, me bllokimin e parlamentit bllokohet republika, nuk bllokohet Albin Kurti as Vetëvendosja e as mazhoranca. Së pari bllokohet Kosova, shteti i Kosovës, kjo do të ishte dëm i madh dhe unë po mendoj që as opozita nuk e ka këtë qëllim”, ka thënë Konjufca pas homazheve tek Memoriali për të Pagjeturit, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Ndërkaq i pyetur iniciativën e opozitës për rrëzim të Qeverisë, Konjufca dha një përgjigje interesante.

“Qeveria Kurti në shtëpi është, është në shtëpinë e vetë. Këtu është shtëpia e qeverisë, prapa teje”, deklaroi Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat