Krasniqi: Institucionet ndërkombëtare të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave

Aktuale

Krasniqi: Institucionet ndërkombëtare të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:02
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar se prapa secilit prej të zhdukurve, qëndrojnë familjet që mbi dy dekada jetojnë me dhembjen dhe ankthin e mosnjohjes së të vërtetës për ta.

Këto komente Krasniqi i ka bërë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Ai ka shtuar se institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave.

“Institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, si dhe institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave, si dhe sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat