Tha se Qeveria Kurti duhet të shkojë në shtëpi, Konjufca i përgjigjet Haradinajt

Aktuale

Tha se Qeveria Kurti duhet të shkojë në shtëpi, Konjufca i përgjigjet Haradinajt

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:56
Glauk Konjufca

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha dje se zgjidhja e duhur është që Qeveria Kurti të shkojë në shtëpi, duke aluduar kështu dorëheqjen e Qeverisë.

Ndaj kësaj deklarate të Haradinajt reagoi sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai tha se Qeveria është në shtëpinë e vet.

“Qeveria Kurti në shpi osht. Është në shtëpinë e vet. Këtu është shtëpia e Qeverisë”, tha Konjufca duke qeshur.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë dje që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës mbetet ende opsion.

Sipas tij mocioni është mënyra e duhur për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

“Mocioni është mënyra më e duhur dhe legjitime, është demokraci. Aktualisht opozita i ka votat sa me e iniciu mocionin, pastaj duhet ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj që në një rrethanë të caktuar do ta arrijmë unitetin brenda opozitës, por po është opsion”, tha Haradinaj.

Tutje, kryetari i AAK-së deklaroi se zgjidhja e duhur për vendin do të ishte tërheqja e kësaj Qeverisë.

“Në Parlament pra Kurti dhe Qeveria e tij ka shumë llogari me dhënë, para kuvendit, para Kosovës. Po shpresoj poashtu që gjitha këto zhvillime e kanë në fund e që fundi është që të shkojë në shtëpi Qeveria Kurti”, tha ai.

Pas kësaj, ai y pyet nga gazetarët se “Çfarë nëse nuk shkon Qeveria Kurti?”

“Shkon, shkon”, është përgjigjur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat