Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e ri jorezident të Kuvajtit, Faisal Al Musaileem

Aktuale

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e ri jorezident të Kuvajtit, Faisal Al Musaileem

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 14:20
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e ri jorezident të Kuvajtit, Faisal Al Musaileem.

Zëvendëskryeministri Bislimi e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe për qëndrim të frytshëm në Kosovë gjatë kësaj vizite të parë. Kjo vizitë dhe emërimi i ambasadorit është sinjal i rëndësishëm mbi rëndësinë që të dyja palët i kushtojnë marrëdhënieve me njëra tjetrën si dhe incentivë për forcim e thellim të bashkëpunimit mes nesh.

Ambasadori Faisal Al Musaileem tha se marrëdhëniet mes shteteve tona janë të shkëlqyera, me dëshirën dhe vullnetin për t’i thelluar ato në të ardhmen përmes dhe vizitave dypalëshe.

Zëvendëskryeministri Bislimi e vlerësoi gatishmërinë e ambasadorit dhe Kuvajtit për të mbështetur Kosovën, ndërtuar ura bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në rritjen e investimeve e bashkëpunimit mes komuniteteve të bizneseve.

Ky takim i parë por jo dhe i fundit mes palëve u mbyll me urimet e ndërsjella për prosperitet për popullin e Kosovës dhe të Kuvajtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat