Krasniqi përkujton ish-policin, Triumf Riza

Aktuale

Krasniqi përkujton ish-policin, Triumf Riza

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 14:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka përkujtuar policin e Njësisë Specile ROSU, Triumf Riza i cili u vra më 30 gusht të vitit 2007.

Karakteri i fortë, vullneti i hekurt, përkushtimi serioz, por edhe afërsia njerëzore – e kanë karakterizuar gjithmonë Triumf Rizën, edhe gjatë shkollës së mesme, në të cilën ishim bashkë”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje ai ka theksuar se “pikërisht këto virtyte, bënë që Triumfi të dallohet edhe në Policinë e Kosovës, si një nga policët më të shkathët të gjeneratave të hershme, në luftën kundër krimit të organizuar në vend”.

“Me 30 gusht të vitit 2007, saktësisht 16 vite më parë, Triumfi u vra pabesisht dhe tinëzisht, duke na lënë përherë të pikëlluar të gjithëve, e veçmas familjen e tij. Edhe sot e kësaj dite, drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e pritur. Do të të kujtojmë përherë, shok i dashur!”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.

Ndërsa së fundi lidhur me rastin e vrasjes së Triumf Rizës, më 16 korrik 2023 është arrestuar edhe i dyshuari Ilir Avdullahu, i cili gjendet në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat