Lajçak takohet me Vuçiqin, ja çka diskutuan për Kosovën

Aktuale

Lajçak takohet me Vuçiqin, ja çka diskutuan për Kosovën

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 16:51
Miroslav Lajçak dhe Aleksandar Vuçiq

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ata kanë biseduar për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës.

Lajçak ka shkruar në rrjetin social X se në takimin e sotëm në Beograd ka diskutuar me Vuçiqin për takimin e radhës të nivelit të lartë dhe zbatimin e marrëveshjes në kuadër të dialogut.

“Sot në Beograd kam pasur diskutime thelbësore me presidentin Aleksandar Vuçiq për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga dialogu”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat