​Osmani do të takohet me Stoltenberg në NATO, zbardhet agjenda

Aktuale

​Osmani do të takohet me Stoltenberg në NATO, zbardhet agjenda

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 17:03
Presidentja, Vjosa Osmani dhe Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet më 7 shtator me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në njoftimin e NATO-s, thuhet se të enjten, më 7 shtator 2023, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë Vjosa Osmani-Sadriu në takim.

Zyra për media e misionit paqeruajtës, njofton po ashtu se Sekretari i Përgjithshëm dhe Osmani pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në selinë e NATO-s.

Gjatë ditëve tjera priten detaje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat