Deputeti i PDK-së i kërkon llogari ministrit Vitia për listen e pritjes për Rezonancë Magnetike

Aktuale

Deputeti i PDK-së i kërkon llogari ministrit Vitia për listen e pritjes për Rezonancë Magnetike

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 17:28
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me listen e pritjes për Rezonancë Magnetike në QKUK.

Ai ka shkruar se në shtator të 2020, me dy MRI në QKUK lista e pritjes për Rezonancë Magnetike ishte zero, kurse me ardhjen e tij, lista e pritjes është rritur në mbi 12 muaj.

Haxhiu i ka kërkuar llogari ministrit, duke e pyetur se çfarë menaxhimi është ky.

Ai ka thënë se që nga viti 2019 në QKUK jane funksionale dy MRI, kurse e treta në Pediatri është projekt i qeverive të kaluara.

“Përse flisni të pavërteta se e keni gjetur një MRI në QKUK? E verteta është se ju e keni gjetur ZERO listën e pritjes për Rezonancë Magnetike, ndërsa nën menaxhimin tuaj është rritur në disa muaj”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, deputeti Haxhiu është shprehur se në Pejë për 24 orë kryhen vetëm gjashtë MRI, dhe ky është një dështim nëse krahasohet me numrin e Rezonancave Magnetike që kryhet në një MRI në QKUK që është 20 deri në 25.

“Ministër a je në dijeni se CT-64 në Onkologji është jashtë funksionit tash e 3 muaj?

Të mburresh me dështimin është hipokrizi dhe mos mendo se qytetarët u besojnë mashtrimeve tuaja”, është shprehur në fund Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat