Kërcënimi ndaj Kurtit, Klinaku: Njerëzit ekzagjerojnë, deklarata të tilla kam bërë edhe ndaj Ramushit e Hashimit

Aktuale

Kërcënimi ndaj Kurtit, Klinaku: Njerëzit ekzagjerojnë, deklarata të tilla kam bërë edhe ndaj Ramushit e Hashimit

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 23:26
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku ka deklaruar se deklaratat e tij ku përmendi vrasjen e Kryeministrit Kurti janë më shumë hipotetike sesa që kanë mundësi të ndodhin ndonjëherë.

Në një lidhje telefonike Klinaku ka deklaruar se deklarata e tij është ekzagjeruar.

Duhet të flasim pak më ndryshe sepse nuk jemi të një niveli të pashkolluar gjë që më vie keq prej njerëzve që nuk e shohin atë në një status që më shumë është hipotetike sesa që do të ndodhë diçka sesa njerëzit ekzagjerojnë gjëra që qëllimin kryesor e kanë luftën ndaj vlerave të UÇK-së”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Klinaku ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shpallur luftë të hapur ndaj veteranëve.

Gjithë panelistët nëse nuk reagojnë është turpi i turpit kur dihet fakti se kjo qeveri qe tri vite as protezat e invalideve nuk i rregullon. Kjo qeveri ka shpallur luftë të hapur ndaj veteranëve duke i hequr edhe nga pagat minimale dhe të merret me diçka hipotetike…nuk do ndodhë asnjëherë (ta vret Kurtin)”, ka deklaruar ai.

“Nuk bëhet fjalë se do të ndodhë ndonjë vrasje apo kurrfarë kërcënimi. Nuk bëhet fjalë që unë të lëshojë Kosovën. Deklarata të tilla kamë përmendur edhe ndaj Ramushit, Hashimit, Avni Klinakun e të tjerë. Edhe në raport me vetën unë do të zgjedhja Kosovën”, ka deklaruar ndër të tjera Faton Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat