Një vajzë me shami nuk lejohet në një shkollë të Gjakovës, reagon imami Maliqi

Aktuale

Një vajzë me shami nuk lejohet në një shkollë të Gjakovës, reagon imami Maliqi

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 16:45
Labinot Maliqi

Imami, Labinot Maliqi ka reaguar për rastin e një vajze në Gjakovë, e cila nuk është lejuar sot të vijon mësimin për shkak të bartjes së shamisë, jam në dijeni për të.

“Do të rregullohet brenda javës tjetër, inshaAllah. Ju ftoj të keni vetëpërmbajtje, dhe të mos silleni sikur jeni minoritet dhe të dobët, sepse nuk jemi të tillë”, tha ai

Postimi i plotë i tij:

Për rastin e një vajze në Gjakovë, e cila nuk është lejuar sot të vijon mësimin për shkak të bartjes së shamisë, jam në dijeni për të.

Do të rregullohet brenda javës tjetër, inshaAllah. Ju ftoj të keni vetëpërmbajtje, dhe të mos silleni sikur jeni minoritet dhe të dobët, sepse nuk jemi të tillë. Askush nuk do të mund t’i përjashtoj vajzat nga shkollat publike të Kosovës, vetëm për shkak se ato e bartin shaminë në kokat e tyre. ASKUSH! Ligji është në anën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat