I thanë Kurtit “mos e dorëzo veriun”, Gashi zbërthen prapaskenat e kësaj deklarate – ja çfarë ‘kurthi’ fshihet pas saj!

Aktuale

I thanë Kurtit “mos e dorëzo veriun”, Gashi zbërthen prapaskenat e kësaj deklarate – ja çfarë ‘kurthi’ fshihet pas saj!

Nga: A.M. Më: 1 shtator 2023 Në ora: 22:45
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Lirim Gashi ka komentuar kërkesat që po ia bëjnë kryeministrit Albin Kurti për të “mos e dorëzuar veriun”.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se të njëjtit do të bënin dasmën nëse do e bënte Kurti në gjë të tillë, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, kjo "do t'i çlironte nga barra e madhe e tradhtisë do t'i kthente në pushtet, do t'i amnistonte nga përgjegjësia për krime të njëpasnjëshme dhe do t'ua jepte mundësinë për të vjedhur në të ardhmen akoma më shumë”.

Postimi i plotë

Këta qe i thonë Albinit mos e dorëzo veriun do të bënin dasmë nga gëzimi sikur ai ta bënte këtë, sepse përveçse do t'i çlironte nga barra e madhe e tradhtisë do t'i kthente në pushtet, do t'i amnistonte nga përgjegjësia për krime të njëpasnjëshme dhe do t'ua jepte mundësinë për të vjedhur në të ardhmen akoma më shumë.

Pra, lotët e tyre të krokodilit janë aq të fëlliqur me mëkate saqë nëse do ta lanit bythën me to do të vuanit gjatë gjithë jetës nga hemoroidet qe shkaktojnë gjakderdhje.

Ma pis mileta se këta nuk lindin më nënat shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat