Halimi: Diskriminimi i grave në pozitat vendimmarrëse në RTK është evident

Aktuale

Halimi: Diskriminimi i grave në pozitat vendimmarrëse në RTK është evident

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 16:19
Sibel Halimi

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, është ankuar për diskriminimi e grave në pozitat vendimmarrëse në RTK.

Duke iu referuar një shkrimi të “Kallxo.com”, i cili tregon se tri kandidate janë refuzuar për pozita menaxheriale në RTK, Halimi ka vlerësuar se barazia gjinore është vlera fundamentale e shoqërive demokratike.

“Aty ku gratë nënvlerësohen në raport me burrat dhe ku institucionet nuk njohin meritokracinë, ai vend vuan nga mungesa e drejtësisë dhe emancipimit shoqëror. Edhe pse Kosova ka një ligj për barazi gjinore, diskriminimi i grave në pozitat vendimmarrëse në RTK është evident dhe për këtë duhet reagim gjithëshoqëror.

Barazia gjinore është vlera fundamentale e shoqërive demokratike. Kosova duhet ta jetësojë mendësinë përparimtare dhe kjo vlerë nuk duhet të mbetet peng e vendimeve arbitrare.”, ka shkruar Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat