Prindërit po presin që t’i blejnë librat- Halimi: Qeveria po u shton më shumë brenga qytetarëve

Aktuale

Prindërit po presin që t’i blejnë librat- Halimi: Qeveria po u shton më shumë brenga qytetarëve

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 14:30
Sibel Halimi

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se vikendi i parë i shtatorit i ka gjetur prindërit duke u munduar t’i sigurojnë librat për fëmijët e tyre.

Shkak për këtë tha se është Qeveria e Kosovës, të cilën e quajti të papërgjegjshme dhe të paaftë.

Postimi i plotë:

Sot është e diel, vikendi i parë i shtatorit, mot i jashtëzakonshëm, mundësi ideale që prindërit të kalojnë kohë pushimi me fëmijët e tyre, në Parkun e Gërmisë apo kudo tjetër. Mirëpo Qeveria që komplikon gjithçka, ua ka shtuar një brengë më shumë, duke i detyruar të vrapojnë nga një librari në tjetrën, e të presin në radhë të gjata, për librat që shpesh edhe nuk mund t’i gjejnë.

Kjo nuk do të ishte temë sikur të kishim një Qeveri të përgjegjshme dhe të dijshme. Tashti në vend se të flisnim për digjitalizim të shkollave e inteligjencë artificiale, sikur krejt bota e zhvilluar, na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat