Familja Imeri “shpërthen” ndaj Klinakut e Lushtakut, ua kujton një fakt për vrasjet politike: Përpjekje e kotë, horra!

Aktuale

Familja Imeri “shpërthen” ndaj Klinakut e Lushtakut, ua kujton një fakt për vrasjet politike: Përpjekje e kotë, horra!

Nga: A.Zh Më: 5 shtator 2023 Në ora: 11:36
Albin Kurti

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka reaguar pas kërcënimeve me vrasje në adresë të kryeministrit Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, kjo familje ka lartësuar punën e kryeministrit, derisa për Faton Klinakun dhe Sami Lushtakun, ka dhënë porosiunë se “thirrjet ogurzeza për vrasjen e Kurtit ua rëndojnë situatën në Hagë atyre që po gjykohen për vrasje shqiptarësh”.

Sipas familjes Imeri, janë kriminelë ordinerë, ata që “sot bërtasin dhe hiqen patriotë”, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i familjes Imeri:

Kryeministër Albin Kurti, rrofsh sa malet, je më i merituari për shtetndërtimin e Kosovës.

Thirrjet për vrasje nga kushdo që vijnë janë krim në vete, drejtësia duhet të veprojë.

Thirrjet për likuidime fizike - politike të kundërshtarëve politikë, e sollën edhe Gjykatën Speciale, kujtoni këtë fakt.

Akoma nuk po e marrin vesh qyqarët se koha e tyre ka ikur.

Që në fillim të luftës së Kosovës kishte thirrje të tilla, kishte përpilim të listave të vrasjeve politike, pastaj ndodhën vrasjet.

Pasojat e vrasjeve politike dhe të dhunës politike në përgjithësi edhe sot po i vuan Kosova.

Vrasjet me motive politike për një kohë të gjatë u përpoqen t'i heshtin.

Krimet nuk mund të fshehën, as heshtën përgjithmonë, kjo përpjekje është e kotë, horra.

Sot kemi një proces me prova, dëshmitarë që po ecën për mrekulli.

Po e pastron të vërtetën nga mitet, gënjeshtrat, po hedh dritë me fakte e prova për historitë tragjike të shqiptarëre.

Ata që i organizuan dhe ekzekutuan këto krime makabre janë në gjykim.

Po i gjykon Amerika.

Faton Klinaku dhe Sami Lushtaku nuk janë të vetëdijshëm se thirrjet ogurzeza për vrasjen e kryeministrit Kurti ua rëndojnë situatën në Hagë atyre që pikërisht po gjykohen për vrasje shqiptarësh.

Është fakt i njohur që në emër të patriotizmit folklorik janë vrarë kundërshtarët politikë, është vjedhur e plaçkitur Kosova.

Është uzurpuar e përvetësuar anëkënd në mënyrën më barbare, gjithçka.

Ata që sot bërtasin dhe hiqen patriotë, nuk janë patriotë, as nuk janë kontribues të lirisë së Kosovës, janë kriminelë ordinerë, që në emër të lirisë dhe luftës, kanë justifikuar dhe justifikojnë çdo krim që kanë bërë dhe bëjnë.

Na rrofsh sa malet o kryeministër, kriminelët vendin e kanë në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat