“Remi është turist, ka luftu tri javë” - Rrustem Mustafa mbetet “pa fjalë” nga deklarata e Haradinajt

Aktuale

“Remi është turist, ka luftu tri javë” - Rrustem Mustafa mbetet “pa fjalë” nga deklarata e Haradinajt

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 21:46
Remi dhe Haradinaj

Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi është duke dhënë intervistë në T7, me ç’rast u ballafaqua me një deklaratë të ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “Remi ishtë turist në luftë”.

Nga kjo deklaratë, pasi e dëgjoi, Remi mbeti “pa fjalë”, teksa thotë se as Haradinaj nuk e beson deklaratën që e ka dhënë vetë.

“Nuk kam çka them,. Jam pa fjalë. Kam respekt për z.Haradinaj, gjithë ato që i tha për jetën e tij…Por para se me hy në UÇK kam qenë në sistem, edhe luftën edhe UÇK-në e shoh si sistem të ndërtuar. Unë besoj që as Haradinaj, as vetë nuk e beson që isha vetëm 3 janë në luftë, skam koment”, tha Remi në Pressing.

I pyetur nëse mes tyre ka mospajtime, Remi tha “nuk ka diçka”.

Ai tha se e njeh luftën mirë dhe se ka qëndru në Dukagjin edhe te Ramush Haradinaj.

“Kam qëndru edhe në Dukagjin te Ramushi, ndodh që flet për këto ditë, që ka folë”, tha ai, duke shtuar se aty ka qëndruar më pak se tri javë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka dhënë deklarata të forta për rolin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Sipas Haradinajt, Thaçi e Remi kanë qenë “turistë në luftë”.

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është shprehur se të dy kanë “hyrë e kanë dalë” nga lufta, duke i cilësuar si turistë.

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj.

“Po të flet dikush që nga 24 marsi 1998 në shpi të vet ka luftuar me krejt familjen dhe jemi kanë bukur profesionistë. Po të flet dikush që vëllau i parë ju ka vra në 1997, në 6 maj 1997. Nga 24 mars 1998 deri në 12-13 qershor s’e kam lëshuar Kosovën asnjë ditë kur janë largu serbët, se kam lëshuar një ditë Kosovën. E kush po më tregon mua sa janë kanë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat