Kush e grushtoi kë, çka ka ndodhur me hetimet për rrahjen në Kuvend?

Aktuale

Kush e grushtoi kë, çka ka ndodhur me hetimet për rrahjen në Kuvend?

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 11:35
Pamje nga rrahja në Kuvendin e Kosovës

Hetimet për rrahjen që ndodhi para gati dy muajsh në Kuvendin e Kosovës në drejtim të veprës penale “Sulmi”, ku u përfshinë disa Ministra të Qeverisë Kurit dhe disa deputetë të PDK’së, po vazhdojnë ende. Por, se kush po dyshohet për këtë rast, ende nuk dihet.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se hetimet për këtë rast po zhvillohen, por se nuk mund të jepen informacione të tjera në këtë fazë. Si arsyetim ka dhënë ruajtjen e integritetit të procedurës.

“Lidhur me pyetjet e juaja, ju njoftojmë se për këtë çështje penale janë duke u zhvilluar hetime, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procedures”, thuhet në përgjigjet e Ulajt.

Në pamjet që ishin transmetuar live kur kishte ndodhur incidenti, ishin parë duke u përfshirë në këtë incident zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Ministri Hekuran Murati, deputeti Mërgim Lushtak, deputeti Hajdar Beqa dhe deputeti Bekim Haxhiu.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, janë dëgjuar nga Prokuroria e Prishtinës po ditën kur ka ndodhur rasti. Deputeti Mërgim Lushtaku është intervistuar një ditë më pas. Ftesa për intervistim u kishte shkuar edhe dy deputetëve tjerë të PDK’së, Bekim Haxhiut dhe Hajdar Beqës, por nuk është dhënë më ndonjë informacion nëse ka përfunduar intervistimi i tyre.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin eskaluar në dhunë gjatë seancës së 13 korrikut. Kuvendit të Kosovës.

Gjithçka kishte filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”.

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku e kishte gjuajtur pastaj me ujë kryeministrin Albin Kurti, derisa ai po mbante fjalim në foltore. Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi u pa duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, ku u afruan Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu.

Lushtaku u pa duke i shtyrë të dy dhe pastaj u afrua edhe deputeti tjetër i PDK’së, Hajdar Beqa dhe deputeti i VV’së, Armend Muja, ku eskaloi situata. Aty u përfshi edhe deputeti Bekim Haxhiu.

Pastaj ndërhyri edhe sigurimi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca e kishte thirrur edhe Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat