Gola: Opozita dëshironte të bënte spektakël, jo debat parlamentar për mësimin

Aktuale

Gola: Opozita dëshironte të bënte spektakël, jo debat parlamentar për mësimin

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 01:01
Ardian Gola

Deputeti i VV-së, Ardian Gola, tha se opozita me kërkesën për debatin parlamentar për fillimin e vitit të ri shkollor, kishte ëpr qëllim të krijonte spektakël në Parlament.

Gola tha se qëllimi i opozitës ishte krijimi i një spektakli parlamentar dhe jo debati i mirëfilltë, derisa shtoi se mazhoranca nuk është aty për t’ia bërë agjendën politike opozitës.

“Unë absolutisht nuk jam kundër debatit, ne duhet ta ngrisim diskutimin parlamentar sidomos për çështje të arsimit përtej retorikës si me thënë retorike politike e cila më shumë nxit pasione që e dëmtojnë debatin parlamentar që do të duhej mbështetur mbi arsyen se sa një debat që do të duhej të mbahej dhe zhvillohej përmes arsyes”, tha Gola.

Ai shtoi se nëse thuhet se fillimi i vitit të ri shkollor është dështim, pjesëmarrja në seancën e thirrur nga opozita e legjitimon një gjë të tillë.

Andaj, deputeti Gola tha se shumica parlamentare në Kuvend nuk është aty për t’ia bërë agjendën opozitës.

“Mund të formulohej kërkesa për debat parlamentar për fillimin e vitit përndryshe kjo ftesë është totalisht ftesë për show parlamentar, është më shumë përpjekje për spektakël parlamentar qysh edhe e kemi parë në seancën e fundit apo të parafundit kur destruktiviteti parlamentar arriti pikun mbi disa deputetë dhe kabinetin qeveritar dhe ishte kjo frikë që të paktën këtë fillim-vit shkollor mos ta shoqërojmë edhe me pamje që njëmend mund të frikësojnë”, tha Gola.

Ai shtoi se qëndrimin e tij e ka bërë publik menjëherë të nesërmen duke shprehur rezerva sa i përket zbatueshmërisë së vendimit për shpërndarjen e librave, mirëpo shtoi se është dashur të pritet fillimisht si po rrjedh procesi, e pastaj të thirret seancë parlamentare për këtë çështje.

“Ironia është se kur ministrja ka shku në seancë dhe e ka marrë fjalën në foltore, opozita nuk e ka leju. Kjo tregon se opozita nuk ka dashtë debat parlamentar, ka dashtë spektakël parlamentar dhe prandaj ne nuk jemi të detyruar që t’ia bëjmë agjendën politike prandaj ka qenë besoj plotësisht legjitim refuzimi ynë dhe me bë kërkesë pasi të filloj sesioni vjeshtor. Prandaj po e them, po është e vërtetë, janë radhët, nuk janë as të hijshme e as ndoshta të paevitueshme po të merrej vendimi më herët por prapë po e them jemi në situatë hipotetike se sa herë që ndërrohet një sistem këto tollovi janë të paevitueshme por të shohim se çfarë e mire mund të del nga kjo praktike e furnizimit me tituj”, shtoi Gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat