Stoltenberg para takimit me Osmanin: Po punojmë dorë për dore me BE-në në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Stoltenberg para takimit me Osmanin: Po punojmë dorë për dore me BE-në në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 13:03
Jens Stoltenberg

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten para se ta mbajë në Bruksel takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkoi për një bashkëbisedim në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentin Evropian.

Atje diplomati norvegjez mes tjerash përmendi veçanërisht, Kosovën, kur foli për bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Shkrimi i plotë:

“Është mirë që të shohësh që vit për vit ne kemi qenë në gjendje të forcojmë bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në kibernetikë, në hapësirë, në infrastrukturën kritike, në lëvizshmërinë ushtarake dhe ne punojmë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat