Ministria e Drejtësisë shpjegon arsyet pse nuk i mori lëndët nga përmbaruesi Ilir Mulhaxha

Aktuale

Ministria e Drejtësisë shpjegon arsyet pse nuk i mori lëndët nga përmbaruesi Ilir Mulhaxha

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 16:24
Albulena Haxhiu

Komisioni ad-hoc i formuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën ka tentuar që të zbatojë vendimin për marrjen e lëndëve të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, tashmë të shkarkuar, dhe bartjen e tyre te përmbaruesit e tjerë në territorin e Prishtinës.

Për zbatimin e këtij vendimi, Komisioni i Ministrisë ka shkuar bashkë me Policinë e Kosovës.

“Këta tash po i shihni edhe forca speciale na kanë ardhur edhe me hetues policorë, po insistojnë se kinse na po e pengojmë kryerjen e detyrave zyrtare, ata janë ardhur veç me një qëllim të keq”, ka thënë Mulhaxha.

Por, megjithëkëtë, transferimi i lëndëve nuk ka ndodhur, kurse Mulhaxha vendimin e ka quajtur të paligjshëm.

Por, këshilltari politik i ministres së Drejtësisë, Flamur Pireva  e ka konfirmuar se ata kishin shkuar me forca policore të Mulhaxha.

“Dje, me datë 06.09.2023, Komisioni Ad-Hoc për transferimin e lëndëve me asistencën e policisë ka tentuar të fillojë punën e transferimit të lëndëve nga përmbaruesi privat i shkarkuar, z. Mulhaxha, tek përmbaruesit privat tjerë, por z. Mulhaxha ka ofruar dëshmi se do të udhëtojë me bashkëshorten për shkaqe shëndetësore dhe është zotuar se do të dalë bashkë me Komisionin pas datës 18 shtator për të mundësuar transferimin e lëndëve”, ka thënë Pireva.

Më tej, ai i ka treguar arsyet se pse ministria nuk i ka marrë lëndët nga Mulhaxha.

“Ashtu që kjo deklaratë është evidentuar në procesverbalin e Komisionin i njëjti i nënshkruar edhe nga z. Mulhaxha dhe avokati i tij dhe duke qenë se ligji përcakton se përmbaruesi privat të cilit i ka pushuar funksioni duhet të jetë prezent gjatë këtij procesi, Komisioni është tërhequr deri në ndërmarrjen e veprimeve të radhës”, ka përfunduar përgjigjen e tij Pireva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat