Osmani shpërndan fotografi nga takimi me Stoltenbergun

Aktuale

Osmani shpërndan fotografi nga takimi me Stoltenbergun

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 17:49
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë disa fotografi nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka theksuar se e ka përsëritur përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Në selinë qendrore të NATO-s, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO. Vendosmëria jonë për të kontribuar krahas aleatëve tanë për siguri dhe paqe afatgjate, në rajon e kudo në botë, mbetet e palëkundur”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka thënë se Kosova, sikurse NATO-ja, e ka synimin e njëjtë, që është paqja dhe stabiliteti dhe siguria për të gjithë njerëzit në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat