Haliti: Operacioni i vitit 2011 ishte pa koordinim me aleatë

Aktuale

Haliti: Operacioni i vitit 2011 ishte pa koordinim me aleatë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 18:55
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë që aksioni i policisë në veri të Kosovës më 2023 kishte qenë i pakoordinuar me ndërkombëtarët.

“Ne duhet të jemi kooperativë dhe të mos qesim siç thoshte një mik i imi, petulla në ujë, se a e kemi të shkruar apo jo”, ka thënë Haliti në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Marrëveshjet politike me bashkësinë ndërkombëtare nuk shkruhen në kushtetutë, dhe në qoftë se KFOR-I kërkon diçka prej nesh, ajo nuk është kategori kushtetuese por ajo duhet të zbatohet”.

“Plotësisht e pakoordinuar ka qenë. Krejtësisht”, ka thënë Haliti duke iu referuar operacionit në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat