Çollaku: Kufizimi i mandatit të policisë, shenjë se veriu po hyn nën protektorat ndërkombëtar

Aktuale

Çollaku: Kufizimi i mandatit të policisë, shenjë se veriu po hyn nën protektorat ndërkombëtar

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 19:17
Njohësi i fushës së sigurisë, Fatmir Çollaku

Njohësi i fushës së sigurisë, Fatmir Çollaku, deklaroi se fakti që po kufizohet operacioni nga ana e njësive speciale, të cilët kanë pasur mandat deri tani, jep një sinjal që ajo pjesë e veriut të Kosovës gradualisht po hyn nën kontrollin dhe protektoratin e ndërkombëtarëve me misionin ushtarak, KFOR-in.

Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova ai tutje shtoi se Qeveria e Kosovës duhet të tregojë një maturi të skajshme kësaj radhe sepse sipas tij, janë bërë disa gabime në hapa në periudhën e mëhershme.

“Prandaj si qytetar i Kosovës fillimisht bëj apel që të kihet kujdes të duhur në kuptimin e bashkëpunimit të mirëfilltë me miqtë ndërkombëtarë.

Si p.sh. të mos merren operacionet delikate, sensitive të cilat mund të degjenerojnë përleshje dhe të del nga kontrolli situata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat