“Refuzuam 170 mijë euro për tokat në veri, por paguam 130 mijë euro qira”

Aktuale

“Refuzuam 170 mijë euro për tokat në veri, por paguam 130 mijë euro qira”

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 20:19
Pamje nga veriu

“Kena pas presione në shumë mënyra. Na kanë dhënë pare marramendëse, ku një ari na’i kanë paguar 170 mijë euro, ku na i kemi 2 ari e 20. Por s’kemi dashtë ta shesim, s’kemi qenë të interesuar ta shesim.

Pra, e kemi prej familjarëve, prindërve tonë mos me shitë toka në veri. Kështu duke i mbijetu me qiraja që 24 vjet na tre vëllezërit, diku kemi paguar 130 mijë euro qiraja për këto 24 vjet”.

Kështu ka deklaruar banori nga veriu i Kosovës, Lulzim Rakateli ka komentuar nismën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Mitrovicës Veriore për ndërtimin e dhjetëra shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore.

Banori nga veriu i Kosovës, ka thënë këtë lajmë e kanë mirëpritur, pasi presin që 24 vjet.

“Ky lajm është shumë i mirëpritur dhe i shumëpritur nga ana e jonë, pasi kemi prit 24 vite. Deri sa jemi ardhë në këtë moment për me na’u rregullu shtëpia”.

Më tej, Rakateli ka treguar se kanë jetuar me qira pa ndihmën e askujt dhe nuk kanë pranuar të shesin tokën  tyre në veri.

“Jemi kanë tre vëllezër nëpër shtëpia, i kemi nderuar diku 30 shija me qira, pa ndihem e askujt, kemi mbijetu vetë. Pa ndihmën e qeverive të laura as të Komunës, as një litër vaj nuk na është dhënë. Kështu kemi jetuat dhe nuk kemi pranuar ta shesim”, ka shtuar Rakateli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat