AAK organizon tryezë diskutimi nesër në lidhje më sigurimin e teksteve shkollore

Aktuale

AAK organizon tryezë diskutimi nesër në lidhje më sigurimin e teksteve shkollore

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 21:11
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë një tryezë diskutimi.

Në këtë tryezë pritet të diskutohet në lidhje me sigurimin e librave.

“Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi që për temë ka situatën në arsim pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Tryeza mbahet nesër duke filluar prej orës 11:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat