Shkëlzen Gashi tregon çfarë e shqetësoi te qeveria Kurti: M’ka shti me dyshu që aty ka diçka

Aktuale

Shkëlzen Gashi tregon çfarë e shqetësoi te qeveria Kurti: M’ka shti me dyshu që aty ka diçka

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 22:04
Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi, aktivist, në Pressing të T7, të enjten ka folur për Qeverinë e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti.

Ai si skandalin më të madh të Qeverisë Kurti përmendi rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që dyshohet për një aferë që lidhet me energjinë elektrike.

Gashi thotë se mënyra sesi Lëvizja Vetëvendosje e ka mbrojtur Berishajn, kanë bërë që ai të ketë dyshime ”për një lidhje në mes skandalit të Berishajt dhe VV-së”.

”Për mua skandali më i madh i kësaj qeverie për dy vjet e gjysmë është rasti i ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj dhe çfarë mua më ka shqetësuar është mbrojtja që kjo qeveri komplet dhe subjekti politik Vetëvendosje ia ka dhënë këtij personi dhe kjo më ka bërë që me dyshu që aty ka pas diçka dhe një lidhje mes Vetëvendosjes dhe aferës së tij. Unë e kam marrë si kredibile sepse është hulumtu edhe prej mediave kredibile, edhe rajonale dhe jo vetëm vendore”, ka thënë Gashi.

Por ai shton se jo të gjitha skandalet e prezantuara si kritika ndaj këtij ekzekutivi ai i cilëson si skandale, përmend dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese që Gashi nuk e cilëson skandal, pasi shton se ”shumë segmente të sistemit të drejtësisë në Kosovë janë të kapura”.

”Çdo ligj që shkon në Gjykatën Kushtetuese nuk më duket skandal, sepse më duket që Gjykata Kushtetuese edhe shumë segmente të sistemit të drejtësisë janë të kapura. Jam dakord që të ketë sistem drejtësisë, por përnime të drejtësisë. Kemi parë që kur arrestohen të opozitës thonë ja sistemi i drejtësisë, por kur i kapin njerëzit e tyre thonë është sistem i kapur. Por sistemi i drejtësisë vërtetë është keq”, ka thënë Gashi.

Më tutje, ai foli edhe për marrëdhëniet e Kosovës me vendet fqinje, ku thotë se vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut ku mbajti fjalim në Tetovë nuk ka qenë skandal.

Thotë se Kosova ka marrëdhënie më të zbehura me Shqipërinë, por sipas tij për këtë nuk është fajtor Albin Kurti, por homologu i tij në Tiranë Edi Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat