“Rruga e Re” e LDK-së, Maxharraj “ironizon”: Rrugës së Isa Mustafës apo rrugës së pronto mafisë/ Ja ku do të përfundojë

Aktuale

“Rruga e Re” e LDK-së, Maxharraj “ironizon”: Rrugës së Isa Mustafës apo rrugës së pronto mafisë/ Ja ku do të përfundojë

Nga: N.E Më: 8 shtator 2023 Në ora: 08:50
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me kryetarin e saj Lumir Adixhiku është duke vazhduar drejt finalizimit të programit të saj “Rruga e Re”.

Kjo parti ka mbajtur për dy ditë rresht mbledhje me akterët kryesorë të partisë dhe se puna e tyre është për projektet e mëdha.

Nga kjo partia kanë njoftuar se edhe sot po diskutohet intensivisht rreth detajeve të fundit të projekteve madhore që përfshijnë sektorin e ekonomisë, energjisë, arsimit, etj. Paralelisht, po vazhdojnë punëtoritë grupore të ndarë në sektorë të ndryshëm.

“Ky program ka për qëllim të tejkalojë mendësinë e vjetër të mospunës dhe jo kompetencës, një realitet me të cilin Kosova po përballet për një kohë të gjatë.

Programi “Rruga e Re” flet vetëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Projektet madhore që janë paraqitur gjatë këtyre takimeve, e që do të jenë pjesë e programit “Rruga e Re”, janë projektet më të mëdha që mund të ndodhin gjatë 30 viteve të fundit”, njofton LDK-ja.

E ndaj projektit të tyre ka reaguar analisti nga Amerika, Binak Maxharraj, hedh në pikëpyetje “rrugën e tyre”.

Maxharraj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ata ende nuk dinë a të vazhdojnë rrugën e vjetër të Isa Mustafës, apo rrugën “e pronto mafisë”.

“Debat i zjarrtë i LDK-së për shtrimin e një "rruge të re", por hala s'po dinë se kah me i ra:

Rrugës së vjetër të Isa Mustafës për t’i hekur qafe edhe ata 12%. Apo, rrugës së pronto mafisë e cila ju sjellë përfitime të mëdha. Por, që të dy këto rrugë do të takohen në veri me "Rrugën srpska ulica"”, ka shkruar Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat