Fajon ka porosi për vendet e Ballkanit perëndimor – mundësi dhe rast më të mirë nuk do të keni

Aktuale

Fajon ka porosi për vendet e Ballkanit perëndimor – mundësi dhe rast më të mirë nuk do të keni

Nga: F. B. Më: 8 shtator 2023 Në ora: 12:12
Tanja Fajon

Tanja Fajon ministre e jashtme e Sllovenisë ka vlerësuar se vendet e Ballkanit do duhej me “shpejtësi të plotë” të shfrytëzojnë rastin në lidhje me zgjerimin e BE-së, pasi rast më të mirë nuk do kenë, shkruan “Politika” transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Këtë ajo e tha me rastin e komentimit të deklaratës së kreut të KE Mishel se “Ballkani dhe BE duhet të jenë të gatshëm për zgjerim deri 2030 dhe të dy palët duhet të jenë të gatshme deri në ato kohë, duke shtuar se përgjigja në këtë është e qartë për të gjithë.

"Mundësia është këtu dhe duhet të shfrytëzohet me shpejtësi të plotë, duhet të punojmë në gjetjen e vullnetit në Ballkan për reforma dhe për vullnet edhe brenda BE-së për zgjerim” tha ajo në një tekst autorial në "Politika".

Si shprehet ajo, na duhet të fokusohemi në destinimin final dhe të mos “vërehet rruga deri atje”.

Kur është në pyetje BE, zgjerimi u rikthye në rend dite, pejsazhi dheo-politik tregon qartë se zgjerimi nuk ka alternativë. Lufta në Ukrainë ka rrit apetitet për zgjerim, ka afirmuat përshtypjet se për BE zgjerimi është domosdoshmëri strategjike, thënë shkurt tash ose kurrë” tha Fajon.

Sipas saj, kjo natyrisht nuk do thotë se kriteret për zgjerim të BE-sl janë hedh dhe Ballkani mund të hyj në BE pa përmbushjen e kritereve "Por se duhet përkushtuar kujdes rajonit dhe të kërkohet nga vendet e Ballkanit përmbushje të shpejtë të kritereve. Ndërsa për BE do thotë përkushtim në reformimin e procesit të marrjes së vendimeve dhe përgatitjen institucionale financiare të BE-së”.

Vitet të vijnë duhet të jenë përvetim i mashtrimeve, por punës nga dy palët edhe BE-së dhe vendeve të Ballkanit.

"Këto reforma nuk janë detyrë e lehtë por janë të domosdoshme dhe me rëndësio strategjike pr BE sepse zgjerimi është i rëndësishëm edhe për vendet e rajonit edhe BE-në. Ka skeptik që nuk besojnë se kjo mund të arrihet deri 2030, por realisht ofertë më të mirë nuk ka për vendet e Ballkanit as për BE që të përshtatet në realitetin e ri global” tha Fajon.

Fajon ka porositur se kohët e vështira kërkojnë edhe figura edhe lider të guximshëm nga të dy palët.

"Lider që shikojnë kah e ardhmja, që janë të gatshëm të vendosin zgjerimin në krye të rendit të ditës dhe të marrin vendime të nevojshme që mundësojnë zgjerimin e BE-së dhe nga kjo do jetë udhërrëfyes për arritjen e qëllimit në vitin 2030",tha Fajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat