MPJD: Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmë Marokut pas tërmetit shkatërrues

Aktuale

MPJD: Kosova e gatshme t’i ofrojë ndihmë Marokut pas tërmetit shkatërrues

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 21:26
MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka shprehur pikëllim për tërmetin që goditi Marokun duke lënë të vdekur qindra persona.

Nga MPJ kanë thënë se Kosova është e gatshme për të ofruar ndihmë.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Marokun.

Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë”, thuhet në reagimin e MPJD-së në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat