​Rriten çmimet e perimeve në treg, ankohen qytetarët

Aktuale

​Rriten çmimet e perimeve në treg, ankohen qytetarët

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Në tregun gjelbër në kryeqytet, çmimet e prodhimeve bujqësore vendore janë ngritur dukshëm këto ditë. Një kilogram spec është duke u shitur deri në 1.30 euro.

Konsumatorët ankohen se këto çmime të larta dhe të përballueshme për shumë qytetarë.

Në anën tjetër, tregtarët shprehën se rritja e çmimeve ka ndikuar shkaku i mungesës së perimeve në këtë vit dhe kërkesës nga blerësit.

Sherife Vrella, pensioniste e cila kishte dalë në treg për furnizim me perime, thotë se çmimet e tyre nuk janë të përballueshme.

Vrella shton se çmimet janë të larta dhe sipas saj me pensionin që e merr në muaj e ka të vështirë për të mbijetuar.

Vrella: Çmimet janë shumë të larta sidomos për pensionistë

“Nuk është e mirë për askënd, për konsumatorin, për blerësin nuk është e mirë, nuk kemi çka të bëjmë, me këto mjete me këto pensione duhet e mbijetuar se ne shqiptarët në rend të parë i kemi specat dhe perimet” shtoi Vrella për Kosovapress

Për ngritjen e çmimeve të perimeve, konsumatori Ekrem Ismajli ka fajësuar institucionet e shtetit.

Sipas tij, shteti po i mundëson tregtarëve të ngritin çmimet si të duan.

Ky blerës nga Prishtina, ka thënë po ashtu se mungesa e importit të perimeve i jep mundësinë edhe bujqve të ngritin çmimet.

Ismajli: Shteti i mundëson tregtarët të ngritin-ulin çmimet si të duan

“Janë duke u ngrite çmimet, prodhuesit vendor nuk po punojnë, ndihmë nga shteti nuk kanë, nuk është vendim i mirë, qysh me qenë vendim i mirë, shteti po punon shumë pak për bujqit. Duhet me punua më shumë, 03:25 Të ardhurat e vogla, tregtarët po e shfrytëzojnë rastin, kur nuk ka import tregtarët po ngritin çmimet, kështu edhe këta i kanë fajet pak, edhe shteti, krejt kapak”, tha Ismajli.

Ndërkaq, shitësi i perimeve, Beqir Avdiu tha po ashtu se kërkesa nga konsumatorët për të blerë perime është shumë e madhe, derisa shton se kanë shumë ankesa për çmimin e tyre.

Avdiu: Kërkesat për perime janë të shumta, nuk mungojnë edhe ankesat për çmime

“Ka kushtuar deri 1 euro kilogrami i specit, kurse sivjet është 1. 30 euro, por jo shumë ashtu diçka 01:35 Ne njësoj, po them që furnizohemi nga vendi krejt janë prodhime vendore, te myshteriu është një dëm po mirë veç po gjejnë, nuk është keq. (Ankesat)Shumë me telefona në dorë vijnë, janë shtrenjtuar specat është bërë si mish speci, andej këndej, kësi fjalë këto janë llafe të facebokut, internetit. (Shitja) Po shumë, në shtator kemi shumë punë, mirë se jemi tregtarë të vjetër që punojmë me turshi edhe shesim mjaftë. Ka interesim shumë, myshterinjtë janë të kënaqur, çdo mëngjes sjellim mall të freskët”, Avdiu.

Kurse, fermeri Enver Konjuhi që ka dalë në tregë për t’i shitur prodhimet e tij bujqësore, tha se çmimi vendoset në bazë të konsumatorëve, derisa thekson se subvencionet po i ndihmojnë shumë.

Konjuhi:Konsumatorët nuk kanë shumë të holla për të blerë perime

“Ka pas vërshime të shiut, tokat nuk kanë mundur me u punu, tokat kane mbetur të thata, e vërtet që ka pas më pak perime, jo çmimi nuk është ngritur, m’varet prej konsumatori, vjen sa kane të holla.... Po punojmë me subvencione, komuna që po i bënë ose ministria, po kanë levërdi, mos me qenë këto njerëzit nuk kanë llogari as me punua, nuk kanë mjete dhe të holla. Për bujqit është mundim, por duhet ka pak telashe, duhet shumë punë”, Enver Konjuhi.

Shitësi Beqir Avdiu tha se prodhuesit e perimeve kanë mungesë të këtyre produkteve nga të mbjellat e fundit dhe për këtë arsyeje çmimi i perimeve është ngritur.

Avdiu: Janë ngritur çmimet, shkak se ka mungesë të perimeve

“Ka sasi, por jo edhe aq shumë. Ka qenë shkaktare pak klima, këtë pranverë ka pas reshje të mëdha, dhe për arsye bujqit është dashur t’i mbjellin perimet dy-tre herë për me arrit me i plasuar në treg, në kohën e turshive. 00:54 Kështu ka pas vështirësi, ata nuk kanë pasur prodhime dhe për këtë edhe çmimi është më i lartë. Ka prodhues që ia ka dëmtuar shiu krejt të mbjellat dhe nëse i ka pasur tre hektarë, tash nuk i ka as gjysmën e tyre” tha Avdiu

Edhe në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuar dy ditë më për është thënë se çmimi i perimeve është ngritur 28 për qind, si dhe i atyre për pemë 11. 4 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat