FSK e gatshme të ndihmojë pas tërmetit në Marok​

Aktuale

FSK e gatshme të ndihmojë pas tërmetit në Marok​

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 17:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur keqardhje për situatën e shkaktuar në Marok.

Si pasojë e tërmetit të fuqishëm, me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit, i cili  shkaktoi pasoja katastrofale.

Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin marokien lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”, ka theksuar me këtë rast ministri Maqedonci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat