Përvjetori i sulmeve të 11 shtatorit – ShBA-së i kërkohet të lobojë për njohjen e Kosovës

Aktuale

Përvjetori i sulmeve të 11 shtatorit – ShBA-së i kërkohet të lobojë për njohjen e Kosovës

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 12:08
Përvjetori i sulmeve të 11 shtatorit – ShBA-së i kërkohet të lobojë për njohjen e Kosovës

Shoqata “Miqtë e Amerikës” së bashku me zjarrfikësit e Prishtinës e njësitë eminente të Policisë së Kosovës, kanë bërë homazhe pranë shtatores së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Gjithashtu aty u bënë nderime dhe u ndezën qirinj. Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, duke vlerësuar lartë kontributin e ShBA-së për çlirimin e Kosovës, tha se Kosova qëndron krah saj.

Rexhepi kërkoi edhe ndihmën e ShBA-së për të lobur për Kosovën rreth shteteve mosnjohëse.

“Në këtë mënyrë ne kemi dashtë me dërguar mesazhin, së pari popullit amerikan e institucioneve që populli i Kosovës nuk i harron veprimet e tyre dhe presim që përkrahje edhe në të ardhmen”.

“E dimë që keni bërë shumë edhe ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht por në emër të popullit kërkojmë që të bëni edhe më shumë e t’i detyroni pesë vendet mosnjohëse që ta njohin shtetin e Kosovës”, tha Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat