Presidentja Osmani takoi presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović

Aktuale

Presidentja Osmani takoi presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 14:04
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve bilaterale në kuadër të Procesit Bërdo-Brijuni është takuar edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović.

Presidentja Osmani theksoi se Kroacia është një ndër aleatët kyç të Kosovës në rajon dhe strukturat euroatlantike, teksa marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë ndërtuar mbi lidhje miqësie që ekzistojnë historikisht ndërmjet dy shteteve. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për gjithë mbështetjen që Kroacia ka dhënë për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Të dy liderët diskutuan edhe mbi situatën në Kosovë dhe rajon, duke ritheksuar angazhimin për paqe e stabilitet. Presidentja Osmani e informoi Presidentin Milanovic lidhur me sfidat e sigurisë në veri të vendit të cilat po shkaktohen nga strukturat ilegale që organizohen, paguhen dhe nxiten nga Serbia.

Presidentja Osmani ritheksoi gjithashtu synimin e Kosovës për anëtarësim në BE, NATO si dhe në Këshillin e Evropës, ku për momentin është duke u trajtuar aplikacioni i Kosovës në kuadër të Asamblesë Parlamentare. Mbështetjen nga Kroacia ajo e vlerësoi si kyqe në të gjitha këto procese.

Takimi i të dy presidentëve në kuadër të Procesit Bërdo-Brijuni u përqendrua edhe në përkushtimin e Kosovës dhe Kroacisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal, adresimin e çështjeve jetike si integrimi evropian, perspektiva e të rinjve dhe tema të tjera të interesit të dyanshëm.

Presidentja Osmani dhe presidenti Milanović, ndër të tjera në takim diskutuan dhe shprehën gatishmëri për ta rritur bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, ekonomisë, si dhe në sfera të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat