Bastisja në banesën e dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu, dalin detaje të reja – ja çka morën zyrtarët e Speciales

Aktuale

Bastisja në banesën e dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu, dalin detaje të reja – ja çka morën zyrtarët e Speciales

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 11:13 Përditësuar në ora: 13:38 më 12.09.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Familjari i Bahri e Fahri Fazliut: Banesa që u bastis ka shërbyer si bazë e UÇK-së

Banesa e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu në Prishtinë, ka shërbyer si bazë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë, ka bërë të ditur familjari i tyre, Fadil Fazliu, pas bastisjes nga Gjykata Speciale e Hagës.

Ai tha se në këtë bastisje janë sekuestruar dy telefona dhe llap-topi personal i tij.

Falizu: Banesa ka qenë bazë e luftës

"Jetojmë këtu prej rreth vitit 1975. Sot rreth orës 07:00 kanë ardhë brenda të kontrollojnë çfarëdo që ju ka interesuar, por nuk kanë pas çfarë të marrin, sepse tashmë çdo gjë është legale. Sigurisht janë të porositur të marrin diçka, për arsyeje se kjo ka qenë një bazë e luftës, ka qenë bazë e vjetër prej viteve 1988-1989, sigurisht edhe ata shokë që janë në Hagë e që ballafaqohen me padrejtësitë atje. Të gjithë kanë qenë në përvjetorët, kanë menduar se mund të gjejnë diçka, por nuk kanë hasur në asgjë, këtu ka pas më shumë libra”, tha Fazliu.

Familjari i heronjve ka bërë të ditur po ashtu se me rastin e bastisjes nuk është marrë në pyetje askush.

Fazliu: S’kanë pasur nevojë të sekuestrojnë telefonin e djalit

"Telefonin tim personal dhe të djalit i kanë sekuestruar, bile të djalit nuk ishte e nevojshme, dhe llaptopin tim e sekuestruan. Dokumente nuk ka pas çfarë të marrin. Nuk kanë marrë në pyetje, vetëm thanë se kanë urdhër nga Gjykata Speciale për të kontrolluar banesën", tha mes tjerash Fazliu.

I pyetur nëse dyshon se kjo lidhet edhe me vizitën që kishte në Hagë tek ish-krerët e UÇK-së, ai mohon që mund të jetë kjo një arsyeje për kontroll.

Përfundon bastisja në shtëpinë e dëshmorëve Falziu, Qerkini: ZPS mori disa dokumente

Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë kanë përfunduar bastisjen në banesën e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, prej ku i kanë marrë disa dokumente.

Avokati i familjes, Artan Qerkini tha se dokumentet e marra janë publike dhe se nuk ka pasur fare nevojë për bastisje të shtëpisë për të arritur deri tek këto dokumente. Derisa shtoi se nuk mund të japë detaje të tjera lidhur me atë se çfarë është bastisur.

Qerkini: Zyrtarët e Speciales i morën disa dokumente

"Rasti nuk është bërë i ditur, vetëm është thënë se për nevojat e procedurave të cilat janë duke u zhvilluar pranë Dhomave të Specializuara, ndërsa detajet të mëtutjeshme në lidhje me këtë nuk kanë dhënë... Nuk kanë kërkuar asgjë specifike, ata i kanë marrë disa dokumente të cilat janë publike, realisht nuk ka pas nevojë fare që te bastiset shtëpia për të ardhë deri te ato dokumente, sepse janë dokumente publike. Ato dokumente kanë mundur të arrihen me një kërkim të thjeshtë në institucionet publike. Trajtimi nga ata ka qenë korrekt, mirëpo me mënyrën e bastisjes kemi shumë vërejtje, sepse me bastisje cenohet privatësia... Është një, një rregullore e cila nuk na lejon që në këtë fazë të procedurës të jepen detaje në lidhje më hetimin”, tha ai.

Ai e ka quajtur të kot dhe të panevojshme bastisjen që po ndodh në shtëpinë e heronjve kombëtar, Bahri dhe Fahri Fazliut.

Sipas Qerkinit, Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje, sepse, siç tha ai, është cenim i privatësisë.

Qerkini: Ata nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme

"Dhomat e Specializuara, sot kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtar Bahri dhe Fahri Fazliu. Me ç'rast janë munduar që kinse të sekuestrojnë prova të cilat atyre ju nevojiten për procedurat e mëtutjeshme, mirëpo unë jam shumë i bindur se ata nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme. Ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe për të gjithë ata. Konsideroj se Gjykata duhet të jetë më kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje, sepse cenohet privatësia, në anën tjetër siç ndodhi me rastin më konkret, nuk kanë sekuestruar asnjë provë me relevancë për procedurën penale dhe për procedurat të cilat janë në rrjedhë e sipër pranë Dhomave të Specializuara", tha Qerkini.

Kujtojmë se, bastisja ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit nga pjesëtarët e EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Përfundon bastisja e EULEX-it

Pas më shumë se pesë orësh ka përfunduar bastisja e EULEX-it në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri dhe Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë.

Familjarët e kësaj familje kanë thënë se nuk i dinë arsyet e kësaj bastisjeje.

Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.

Qerkini ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.

Deklarohen nga Specialja për bastisjen në familjen e dëshmorëve Fazliu

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë thënë se nuk kanë ndonjë koment në lidhje me bastisjen që ka ndodhur sot në banesën e dëshmorëve, Bahri dhe Fahri Fazliu.

“Ne nuk kemi ndonjë koment”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe, pjesëtarët e EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë bastisur banesën e familjarëve të heronjve, Fahri e Bahri Fazliu në Kodrën e Diellit në Prishtinë.

Avokati i familjes, Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet derisa ka shtuar se nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.

“ Dhomat e Specializuara kanë kryer sot një bastisje në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri e Bahri Fazliu në Kodrën e Diellit në Prishtinë. Janë munduar kinse të sekuestrojnë prova të cilat atyre ju nevojiten për procedura të mëtutjeshme, mirëpo unë jam shumë i bindur se ata nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme dhe se ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohë për të gjithë ata”.

Ai tha se gjykata duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje sepse cenon privatësinë

“Konsiderojë që gjykata duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje sepse cenon privatësinë e në anën tjetër, siç ndodhi në rastin konkretë nuk kanë sekuestruar asnjë provë me relevancë për procedurën penale dhe për procedurat që janë në rrjedhë e sipër pranë Dhomave të Specializuara. Rasti nuk është bërë i ditur vetëm se është thënë se për nevojat e procedurave të cilat janë duke u zhvilluar në Dhomave të Specializuara. Detaje tjera nuk kanë dhënë. Nuk kanë kërkuar diçka specifike, ata i kanë marrë disa dokumenta të cilat janë publike, realisht nuk ka pasur nevojë fare që të kryhet bastisje”, ka deklaruar ai.

Ndërsa për këtë rast janë deklaruar edhe nga familja Fazliu të cilët kanë thënë se nuk i dinë arsyet e bastisjes.

Fazliu: Nuk e dimë arsyen e bastisjes së banesës së dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu

Fahri Fazliu, nipi i heronjve Fahri dhe Bahri Fazliut, ka deklaruar se ende nuk kanë informacione për bastisjen që po ndodh në banesën e tyre.

Fazliu para mediave tha se ende nuk dihet arsyeja e bastisjes që po ndodhë nga pjesëtarë të EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Fazliu: Ende nuk dihet arsyeja e bastisjes së banesës së dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu

"Para rreth një ore e kam kontaktuar avokatin, Artan Çerkini, dhe më ka njoftuar se është duke u bastisur banesa e heronjve Fahri e Bahri Fazliu, ku qëndron vëllai i dy heronjve. E kanë pyetur pse, por më tha se nuk është në dijeni. Arsyeja ende nuk dihet, po presim kur të dalin. Bastisja ka filluar sipas avokatit rreth orës 07:00 në mëngjes dhe ende po vazhdon", tha Fazliu.

Mes tjerash, Fazliu tha se nuk është lejuar të hy brenda, duke shtuar se edhe anëtarët e tjerë të familjes që kanë qenë aty janë mbyllur brenda.

Fazliu: Abëtarët e familjes i kemi brenda, telefonat i kanë mbyllur

"Nuk jam lejuar të hy brenda. Brenda gjendet Fadili, Bahria, Gzimi, Majlinda (motra) që është liruar se është në punë dhe të tjerët janë të mbyllur brenda në banesë. Telefonat i kanë të gjithë të mbyllur", tha Fazliu.

​Prokuroria Speciale dhe EULEX po kryen bastisje në banesën e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

Pjesëtarët e EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, janë duke kryer bastisje në Prishtinë.

Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit dhe po vazhdon në banesën e tyre në Breg të Diellit.

Lajmin e bëri të Fahri Fazliu, i cili është familjari i dëshmorëve.

Aty po qëndron edhe avokati i familjes Artan Çerkini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat