Avokati i familjes Fazliu: Specialja ka kryer bastisje të kotë, kanë marrë dokumente publike

Aktuale

Avokati i familjes Fazliu: Specialja ka kryer bastisje të kotë, kanë marrë dokumente publike

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:15
Avokati i familjes Fazliu

Pjesëtarët e EULEX-it dhe hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë kanë kryer bastisje në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri dhe Fahri Fazliu që nga mëngjesi deri më tash.

Pas përfundimit të kontrollit, është deklaruar për media avokati i familjes.

“Dhomat e Specializuara sot kanë realizuar bastisje, me ç’rast janë munduar kinse të sekuestrojnë prova, mirëpo jam i bindur se nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme. Ka qenë humbje kohe. Konsideroj që gjykata duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje.

Nuk kanë sekuestruar asnjë provë me relevancë. Rasti nuk është bërë i ditur. Vetëm është thënë që për nevojat e procedurave të Dhomave të Specializuara. Nuk kanë kërku asgjë specifike. I kanë marrë disa dokumente publike.

Nuk ka pasur nevojë fare të bastiset shtëpia. Bastisja ka qenë e kotë. Trajtimi ka qenë korrekt. Mirëpo në mënyrën e urdhërimit të bastisjes kemi shumë vërejtje.”, tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat