Çitaku: Koston e sjelljes së papërgjegjshme të Kurtit po e paguan Kosova

Aktuale

Çitaku: Koston e sjelljes së papërgjegjshme të Kurtit po e paguan Kosova

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:27
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka hedhur kritika kundrejtë kryeministrit, Albin Kurti  pasi sipas saj, Kurti po ndërhynë në zgjedhjet e brendshme parlamentare në Evropë, e nuk po angazhohet për largimin e sanksioneve që i janë vënë Kosovës nga perëndimi.

Çitaku madje e ka cilësuar sjelljen e Kurtit të papërgjegjshme, e që sipas saj, po e vuan Kosova.

“Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi.

Skandaloz. Koston e sjelljes tuaj të papërgjegjëshme po e paguan Kosova”, ka shkruar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat