“I armatosur, tonë kohën në këmbë ka ndejt”, Desku zbulon detaje nga takimi me Adem e Hamzë Jasharin

Aktuale

“I armatosur, tonë kohën në këmbë ka ndejt”, Desku zbulon detaje nga takimi me Adem e Hamzë Jasharin

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 16:04
Adem Jashari

Vitet 1989-1999 paraqesin periudhën më sfiduese të shtetformimit të Kosovës, ku shumë prej shqiptarëve protestuan, u burgosën, u maltretuan, u helmuan dhe u vranë për të mos u dorëzuar ndaj pushtuesit serb.

Teksa të pushtuar, ata arritën të organizojnë edhe ‘margaritarin’ më të çmuar kombëtar, atë të pajtimit të gjaqeve.

Pas këtij organizimi, shqiptarët filluan të formonin parti politike, organizata humanitare, sindikale e të tjera, ku në mesin e veprimtarëve ishte edhe Cen Desku, i cili atë kohë ishte organizuar edhe në aktivitete politiko-ushtarake dhe humanitare, për t’u bërë më vonë komandant i Shtabit Komunal për Mbrojtje të Komunës së Malishevës duke kontribuar edhe në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës, teksa për katër vjet ishte edhe i burgosur politikisht në periudhën 1990-1994.

Ai në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” ka shpalosur disa detaje ekskluzive nga disa ngjarje që ky ishte vetë prezent, ku në mesin e tyre foli edhe për familjen Jashari.

Veprimtari Desku tha se gjatë kohës së luftës, Malisheva ka pasur komunikim të vazhdueshëm me zonat e Drenicës, teksa vetë pati komunikim dhe tri takime me familjen Jashari.

Takimi pari ishte kur Shaban Jashari kishte ardhur për ngushëllime në Malishevë. I dyti më 1991 kur ai së bashku me disa veprimtarë të tjerë kishin shkuar për t’i shprehur përkrahje morale pas sulmit të parë në Prekaz. Dhe, i treti u zhvillua dy javë para sulmit të 1998-ës.

“Kur e kanë pas sulmin e parë më 1991, ne kemi shkuart për përkrahje morale prej Malishevës. Na ka pritë mixha Shaban, ka qenë i plagosur, kemi qëndruar bukur gjatë edhe nuk na lëshoi pa drekë”, u shpreh ai.

Desku për takimin e tretë dha disa detaje ekskluzive, ku përshkroi figurën e Adem e Hamzë Jasharit dy javë para se të vriteshin.

Ai Komandant Ademin e përshkroi duke thënë se ishte komplet i armatosur, e qëndronte gjatë tërë kohës në këmbë, teksa për Hamzën tha se ishte një orator goxha i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat