​Shpallen rezultatet përfundimtare të konkursit për Shkollimin Specialistik

Aktuale

​Shpallen rezultatet përfundimtare të konkursit për Shkollimin Specialistik

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 16:08
MSH

Bordi për Shkollim Specialistik ka shpallur rezultatin përfundimtar të konkursit për Shkollimin Specialistik, ku janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private.

Pas përfundimit të fazës së ankesave lidhur me konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për Shkollimin Specialistik të datës 11.05.23, si dhe pas rezultateve preliminare të shpallura nga bordi për Shkollim Specialistik (BShS) me datë 20.07. 23 dhe vendimeve të Komisionit të Ankesave të MSh-së, BShS ka shpallur rezultatin përfundimtar të këtij konkursi.

Sipas MSh-së, konkursi për Shkollim Specialistik për herë të parë ka përfshirë kriteret e parapara me udhëzimin e ri për Shkollim Specialistik UA 01/2023.

Numri i specializimeve është mbështetur në tri kriteret bazë: Kuadrin deficitar, Kapacitetet Mentoriale dhe Kapacitetet infrastrukturore. Përmes këtij konkursi, janë ndarë 359 specializime për lëmi klinike, mjekësi familjare dhe për nevoja të institucioneve shëndetësore private. Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi për Shkollim Specialistik tashmë janë duke punuar në planifikimin nevojat të resurseve humane të institucioneve shëndetësore në vend për shpalljen e konkursit të radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat