“Keni lexuar shumë” - Deputetit Ardian Kastrati i del një video duke e intervistuar Kurtin

Aktuale

“Keni lexuar shumë” - Deputetit Ardian Kastrati i del një video duke e intervistuar Kurtin

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 17:31
Ardian Kastrati

Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastratit, i ka dalë një video kur punonte si moderator në një televizion.

Ai duke e intervistuar Albin Kurtin, i thotë se me “ty është privilegj të diskutohet”. Madje, Kastrati deklaronte se Kurti ka lexuar jashtëzakonisht shumë në shkenca sociale.

Videon e ka publikuar asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri.

“Me ju është privilegj të diskutohet pavarësisht faktit që vini nga Fakulteti Teknik, dhe me inxhiniera është problematike me teoritizu problemin.

Kjo nuk është për faktin që ju jeni në politika ditore, por se ju keni lexuar jashtëzakonisht shumë në shkenca sociale, këtë e di nga përvoja me ju se kemi qenë bashkë në lëvizjen studentore 97-98”, thotë Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat