Shefi i kabinetit të Konjufcës i reagon Ramës për mbështetjen e investimeve kapitale në kryeqytet

Aktuale

Shefi i kabinetit të Konjufcës i reagon Ramës për mbështetjen e investimeve kapitale në kryeqytet

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 19:31
Ilir Kërçeli

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca ka thënë se kur s’ka rezultate, ka ankesa.

Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se kryetari dhe nënkryetari i Prishtinës qenkan anku se qeveria nuk po i mbështet në investime kapitale, konkretisht në unazën e jashtme të kryeqytetit.

“Realizimi i investimeve kapitale për vitin 2022 ishte 28 % apo vetëm 18 milion euro nga totali prej 66 milion eurove, kurse për 6 mujorin e vitit 2023 realizimi i investimeve kapitale është 16 % apo vetëm 7 milion euro”, ka shkruar ndër të tjera Kërçeli.

Postimi:

 KUR S’KA RREZULLTATE, KA ANKESA.

Kryetari dhe nënkryetari i Prishtinës qenkan anku se qeveria nuk po i mbështet në investime kapitale, konkretisht në unazën e jashtme të kryeqytetit.

Realizimi i investimeve kapitale për vitin 2022 ishte 28 % apo vetëm 18 milion euro nga totali prej 66 milion eurove, kurse për 6 mujorin e vitit 2023 realizimi i investimeve kapitale është 16 % apo vetëm 7 milion euro.

Më poshtë janë disa nga premtimet e investimeve kapitale, të cilat as nuk kanë filluar.

 Ndërtimi i një shkolle në lagjen “Kroi i Njelmët”.

 Ndërtimi i një shkolle në lagjen “Kalabria”.

 Themelimi i bibliotekave dhe këndeve të leximit në të gjitha shkollat ku ato mungojnë.

 Përkrahja e ndërtimit të stallave.

 Investimi në ndërtimin/krijimin e pikave grumbulluese për pemët e imëta dhe krijimi i frigoriferëve statik për ruajtjen e prodhimeve bujqësore.

 Rregullimi i shtretërve të lumenjëve, për të siguruar mbrojtje nga ndotjet dhe vërshimet.

 Lidhja e sheshit “Nënë Tereza” me zonën e qytetit të vjetër të Prishtinës.

 Ndërlidhja e zonës ‘Qendra’ me lagjet përreth, përmes platformave të gjelbëra dhe shtigjeve të transportit alternativ.

 Ndërtimi i nënkalimit për lëvizjen e veturave nga rrethi i Veternikut deri tek Stacioni i Autobusëve.

 Mbi nënkalim nga Veterniku deri të Stacioni i Autobusëve, do të ndërtohet hapësira urbane që ndërlidh dy lagjet e mëdha të qytetit, “Dardaninë” dhe “Kalabrinë”.

 Ndërtimi i unazës së mesme të Prishtinës, nga rruga e Veternikut-tek Zona Industriale-e deri tek Qendra e Panairëve.

 Përfundimi i unazës së qendrës, duke vazhduar rrugën tek hekurudha nga rrethi i “Arbërisë” deri tek rrethi i madh Fushë Kosovë-Prishtinë.

 Ndërtimi i rrugës Veternik-Hajvali, duke u lidhur me rajonin e Gollakut dhe Anamoravës.

 Ndërtimi i rrugës nga gjimnazi “Sami Frashëri” në drejtim të tregut të gjelbër. Ky projekt do të përfshijë kolektorin atmosferik, kanalizimin fekal, rrjetin e ujësjellësit, infrastrukturën elektrike dhe telekomunikuese.

 Ndërtimi i mbikalimit tek stacioni i trenit, i cili lidhet me Pallatin e Rinisë.

 Ndërtimi i rrugës Barilevë-Bardhosh-Prishtinë.

 Përfundimi i parkingut nëntokësor tek AKP-ja, duke e zhvendosur tregun e gjelbër mbi sipërfaqen e parkingut.

 Ndërtimi i parkingut për automjete përmes unazës së brendshme të zonës qendër që përfshin rrugën “Agim Ramadani”, Bulevardit “Bill Clinton”, rruga “Tirana” dhe rruga e UÇK-së.

 Ndërtimi i nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani”, i cili do të mundësonte lidhjen organike të zonës së vjetër të qytetit me qendrën.

 Nënkalim për vetura në pjesën nga Katedralja në drejtim të Fakultetit Filologjik.

 Ndërtimi i dy pikave të reja të zjarrfikësve.

 Ndërtimi i një Qendre të Mjekësisë Familjare të re në lagjen “Mati 2”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat