Deputeti gjerman: Takimi në Bruksel duhet të japë rezultate konkrete, ose dialogu rrezikon të dështojë përfundimisht

Aktuale

Deputeti gjerman: Takimi në Bruksel duhet të japë rezultate konkrete, ose dialogu rrezikon të dështojë përfundimisht

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 11:05
Deputeti gjerman, Thomas Hacker

Deputeti gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel duhet të japë rezultate konkrete ose në të kundërtën procesi i normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë rrezikon që të dështojë përfundimisht.

Hacker ka thënë se pas proklamimit euforik që iu bë Marrëveshjes së Ohrit, BE-ja ka në muajt e fundit ka qenë më shumë e preokupuar me kontrollin e dëmit dhe menaxhimin e krizave.

Ai ka thënë se është koha që BE-ja ta shfrytëzojë ndikimin e saj ekonomik në të dy vendet për të promovuar normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi në Bruksel duhet të japë rezultate konkrete, përndryshe procesi i normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës rrezikon të dështojë përfundimisht. Pas shpalljes euforike të Marrëveshjes së Ohrit, BE-ja ka qenë më e shqetësuar për kontrollin e dëmeve dhe menaxhimin e krizave muajt e fundit. Është koha që BE-ja të përdorë ndikimin e saj ekonomik në të dy vendet për të promovuar normalizimin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hacker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat