Borrell reagon për takimin trepalësh: Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi

Aktuale

Borrell reagon për takimin trepalësh: Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 11:39
Foto nga takimi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashikimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar për takimin e sotëm në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimit Evropian.

Borrelli dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, fillimisht kanë pritur në takim nga ora 9:00, presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa më pas kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë pak momente më parë ka dalë me një reagim Borrelli, ku ka thënë se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjes.

“Është koha për të filluar seriozisht zbatimin e marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, shkroi Borrelli.

Përndryshe, edhe takimi trilateral në mes palëve ka filluar minuta më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat