Për një moment, Kurti dhe Vuçiq s’ia shkoqin sytë njëri-tjetrit

Aktuale

Për një moment, Kurti dhe Vuçiq s’ia shkoqin sytë njëri-tjetrit

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 12:07
Foto nga takimi

Në Bruskel është duke u zhvilluar takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në pamjet që ka publikuar Bashkimi Evropian, shihen Kurti dhe Vuçiqi në një moment që s’ia shkoqin sytë njëri-tjetrit.

Në tavolinën e bisedimeve janë të pranishëm edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Dy diplomatët evropianë fillimisht i kanë takuar ndaras përfaqësuesit e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ky tani është takimi trepalësh ku do të diskutohet për implementimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat